Misteri i shekullit/ Kjo është ish-e dashura shqiptare e ‘monstrës’

Policia beson se ish- e dashura shqiptare e pedofilit gjerman, Christian Brueckner, mund të ofrojë të dhëna të rëndësishme për atë që është cilësuar si misteri i shekullit: zhdukjen e vogëlushes britanike, Madeleine McCann.

Nakscije Miftari ishte e dashura adoleshente e Christian Brueckner, personit që mendohet se qëndron pas zhdukjes së vogëlushes 4-vjeçare në Portugali në vitin 2007.

Vetë shqiptarja ka qenë viktimë e dhunës së pedofilit Brueckner dhe ishte minorene në kohën kur ishin të lidhur.

Identiteti u saj u zbulua nga mediat gjermane dhe angleze në ditën kur një zyrtar i lartë gjerman tha se ka prova se Maddie ka vdekur.

Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar shqiptaren, me shpresë se do të zbulojnë më suhmë për rastin e vajzës britanike.

Pedofili gjerman akuzohet për disa krime. Së fundmi ishte burgosur për përdhunimin e një turisteje amerikane 72-vjeçare.

Ai ka rrëfyer te një shok se e di se çfarë ka ndodhur me vogëlushen Maddie. Po ashtu ka dyshime se ai qëndron pas zhdukjes së një vajze të vogël gjermane.