Plazhet, hyjnë në fuqi masat anti-COVID19, si duhet të veprojnë hotelet dhe turistët

Ka hyrë në fuqi që nga data 8 qershor 2020, me publikimin në Fletoren Zyrtare, urdhri i Qeverisë për zbatimin e protokolleve anti-Covid në plazhe gjatë sezonit turistik.

Në të janë specifikuar të gjtiha masat për punonjësit e turizmit, të resorteve por edhe për pushuesit.

“Protokolli i masave anti-COVID-19” është  një  dokument  që  rekomandohet  të  zbatohet  nga sipërmarrjet    turistike,    turistët/pushuesit    dhe vizitorët,  për  mbarëvajtjen  e  atyre  aktiviteteve  të miratuara  si  të  lejuara,  përmes  akteve  normative  të   Ministrisë   së   Shëndetësisë   dhe   Mbrojtjes Sociale, si dhe institucioneve të tjera kompetente.

Në njërën nga pikat thuhet se si duhet të veprohet në rast  se  një  person i pranishëm,  brenda strukturës    akomoduese/sipërmarrjes    turistike (vizitor,  staf  etj.)  ka  ethe  dhe  simptoma  të  një infeksioni  respirator  (kollë  e  thatë,  dhimbje  të  fytit,   vështirësi   në   frymëmarrje),   ai   duhet   të njoftojë  menjëherë  administratorin/ose  personin e caktuar   prej   tij,   i   cili   njofton   menjëherë Urgjencën Kombëtare, 127-ën, dhe NJVKSH-në e njësisë vendore që i përket sipërmarrja turistike.