Pas ndarjes nga Erjon Zaloshnja, Eneda Tarifa flet për divorcin

Eneda Tarifa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në programin në ‘Kurthin e Piter Panit’.

Këngëtarja në mes të tjerave u pyet nga fëmijët se si ka mundësi se ka  kaq shumë divorce në mesin e personazheve të famshme dhe ajo tha se ashtu duket.

'Mendoj që jo se ne divorcohemi më shumë por ne na duket më shumë se jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë, jemi më të pranishëm në ekran”, u shpreh Eneida.

Më pas këngëtarja la të kuptohet se divorci i saj me Erjon Zaloshnjën ka kaluar qetësisht dhe nuk ka pasur drama:

“Divorci është një proces që duhet trajtuar sa më normalisht po u trajtua normalisht dhe pa drama, nuk do të ketë drama”.

Rreth 3 vite më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa i dha fund martesës 18-vjeçare me partnerin e saj Erjon Zaloshnja.

Ata janë prindër të një vajze të quajtur Aria, e cila mesa duket është dhe motivi që ata të shihen më shpes.