Parashikimi i motit sot e nesër në Shqipëri dhe Kosovë
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e cila po ifluencon mot me reshje në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Martë dt 09 Qershor 2020
E Martë dt 09 Qershor Maj 2020 moti do të jetëme alternime kthjellimesh në zonën perëndimore dhe vranësira të pasuara nga rrebeshe shiu dhe stuhi në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 12/25°C
Zonat e ulëta 13/28°C
Zonat bregdetare 15/27°C
E Martë dt 09 Qershor 2020
Kosova për ditën e Martë dt 09 Qershor 2020 moti do të jetë me vranësira rreshje shiu në mesditë në formën e stuhive. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 26°C gradë Celcius.
E Mërkurë dt 10 Qershor 2020
E Mërkurë dt 10 Qershor Maj 2020 moti do të mbetet në të njëjtat kushte amtosferike , pra me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga rrebeshe shiu dhe stuhi në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/24°C
Zonat e ulëta 17/27°C
Zonat bregdetare 18/26°C
RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari