‘Shpërthen’ koalicioni PS-LSI/ Lefter Koka: PS i ka shpallur luftë LSI në Durrës, policia e përfshirë në luftë politike

Deklaratat të forta janë bërë mbrëmjen e sotme nga ministri i LSI-së në qeverinë Rama, Lefter Koka.

Gjatë një interviste të dhënë për Ora Neës, Koka ka hedhur akuza të drejtpërdrejta për përfshire të policisë në vjedhjen e votave, ndërsa ka thënë se në qytetin e Durrësit ka luftë mes PS-së dhe LSI-së.

Gjatë kësaj interviste Koka është shprehur se “policia duhet të ketë kujdes, pse ne (LSI) nuk është Bylykbashi dhe PD”.

“Në Durrës ka luftë PS-LSI. Socialistët e Durrësit thonë se nuk kemi luftë me PD-në, por me LSI”, ka thënë Lefter Koka. Sipas tij, policia është përfshirë në vjedhjen e votave

Ndërkaq, Lefter Koka nuk e ka përjashtuar faktin se Ilir Meta mund të bëhet kryeministër. “Meta do ti bindet vullnetit të qytetarëve, LSI është një forcë konkurruese, 18 qershori është dita kur LSI do kuptojë dimensionin e saj. Nëse LSI është forcë e parë kushtetuta e parashikon”, është shprehur Koka.