Seks në kërkim të kalimit të kufirit, policia përjashton punonjësin e doganës

Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e saj punonjësin e doganës, Pëllumb Çani, pasi ky i fundit u denoncua nga përgjimet e ‘Fiks Fare’ për kërkim favoresh seksuale në këmbim të kalimit ilegal të kufirit në doganën e Kakavijës

Policia e Shtetit

Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit  beri përjashtimin e menjëhershëm  të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.