A ka patur tentativa nga Rama për të 'blerë' votat e opozitës parlamentare? Ja si përgjigjet Myslim Murrizi

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse, ka patur kontakte nga kryeministri Edi Rama apo njerëz pranë tij për ti kërkuar votën e tij dhe të grupit parlamentar që përfaqëson për votimin në Parlament të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Myslim Murrizi e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas tij, deri tani nuk ka patur asnjë kontakt, por shtoi se i kanë kërkuar një takim kreut të Grupit Parlamentar të PS për këtë çështje.

Jo. nuk më ka kontaktuar. Nuk e di nëse i duhen apo jo. Jam te ajo që thotë Maliqi: a ka interes Rama? Deri sot jo. Nesër të shohim. Ne i kemi kërkuar një takim kreut të Grupit Parlamentar të PS. Për ti thënë që votat tona nuk i ke, siç i thamë edhe ambasadorëve", tha Murrizi.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetari Bledian Koka për një takim të mundshëm me kreun e PD, Lulzim Basha, nënkryetari i Parlamentit dha këtë përgjigje:

Unë di që Basha dhe unë e kemi babën gjallë. As më ka vrarë, as më ka prerë. Do ta shikojmë. Zoti Basha nuk ka vota në parlament. Unë jam anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe kemi kërkuar pjesëmarrjen e PD në institucion. Nëse Basha e do me letër, nëse sjell një fije letër...".