Basha falenderon Wadephul: Mirëpres mbështetjen tuaj për zgjedhje të lira e të ndershme

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagon në Twitter pas postimit të nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në bundestagun gjerman, Johan Wadephul.

Teksa shpërndan postimin e parlamentarit gjerman, lideri i opozitës e falenderon për mbështetjen e treguar për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Bashës, mbetet ende shumë punë deri në plotësimin e 15 kushteve të vendosura pikërisht nga Bundestagu.

"Faleminderit z. Wadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE. Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit", shkruan Basha në Twitter teksa shpërndan postimin e numrit dy të CDU/CSU, Johann Wadpehul.