Tre skuadra franceze duan Edon Zhegrovën

E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë e lidhur me futbollin francez.

Ylli kosovar aktualisht është i huazuar te Baseli, por klubi zviceran nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë më gjatë në ekip.

Për këtë, përfaqësuesi kosovar do të rikthehet gjatë verës përkohësisht te Genk.

Mediat franceze shkruajnë se 21-vjeçari mund të përfundojë në Ligue 1.

Futbollistin e krahut e pëlqejnë tri klube franceze. Bëhet fjalë për Marseille, Lille dhe Nantes.

Në Angli, mesfushorin ofensiv e pëlqejnë Chelsea dhe Wolverhampton.

Në Itali, për futbollistin e Genkut informata ka kërkuar Lazio, mirëpo deri tani nuk ka arritur asnjë ofertë zyrtare për futbollistin prishtinas.

Menaxheri i tij, Marc Van Osselaer, javë më parë thoshte se Franca do të ishte një destinacion ideal për Zhegrovën, pasi aty do të mund të zhvillohej dhe do të fitonte përvojë.