Ivan Rakitic zbulon të ardhmen

E ardhmja e Ivan Rakitic po kthehet në një telenovelë të vërtetë, pasi shumë klube janë përmendur si destinacioni i mundshëm i kroatit, por duket se nuk ka pasur asgjë të vërtetë.

Kjo për faktin se ka qenë vetë mesfushori, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur hapur, duke thënë se do të qëndrojë te Barcelona.

Rakitic ka deklaruar se bashkëshortja dhe vajza e tij janë shumë të lumtura me jetën që bëjnë në Barcelonë dhe se nuk ka vend për ndryshim.

Gjithashtu, kroati shtoi se po stërvitet mirë në këtë periudhë dhe se është totalisht gati për të zbritur në fushë dhe për të fituar trofe të tjerë me Barcelonën.