NASA nis ndërtimet e 'hotelit' në Hënë

NASA ka firmosur një kontratë prej 187 milionë dollarësh me kompaninë Northrop Grumman për të ndërtuar një modul hapësinor, ku astronautët do të qëndrojnë para se të zbresin në Hënë.

I njohur me emrin HALO, moduli do të ketë përmasën e një apartamenti të vogël dhe do të jetë pjesë e 'Lunar Gateway', një stacioni të vogël hapësinor që do të orbitohet në hapësirë.

Gateway është pjesë e misionit Artemis që përfshin dërgimin e një gruaje dhe një burri në Hënë në 2024, si dhe udhëtime të tjera për në satelitin tonë.
HALO do të jetë gati në 2023.