Detaje të reja/ Ardian Çapja u qëllua me snajper me numra të fshirë...

Zbardhen të tjera detaje rreth plagosjes me armë të Ardian Çapjas sot në Elbasan.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BW’ se Çapja është qëlluar teksa dilte nga banesa e tij nga persona ende të paidentifikuar, me snajper me numra të fshirë.

Mësohet se kjo armë është gjetur në makinën e braktisur, të cilës i ishte vënë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret, pikërisht në bagazhin e saj. Madje si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe një punonjës të zjarrfikëses në këmbë.

Aktualisht Çapja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit. Thuhet se gjendja e tij paraqitet e rëndë. 

Forca policie janë pozicionuar në hyrje të spitalit, ndërsa 55-vjeçari po merr trajtimin mjekësor