RENEA zbarkon në Elbasan/ Ardian Çapja mori frakturë në kokë pasi ...

Ardian Çapja ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë të specializuar pas atentatit që iu bë paraditen e sotme jashtë banesës së tij.

Ardian Çapja ka marrë një plumb në shpatull dhe në momentin që është plagosur ka rënë në tokë duke pësuar një frakturë edhe në kokë.

Nga të dhënat e para raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas atentatit në Elbasan kundër Ardian Çapjas ka zbarkuar RENEA me autoblinda në kërkim të autorëve.

Burime nga grupi hetimor në Elbasan pohojnë se Ardian Çapja dyshohet se është qëlluar me snajper. Ardian Çapja ka qenë jashtë banesës së tij, ndërsa autorët i janë afruar me një makinë Opel ose Citroen dhe e kanë qëlluar.

Policia ka shoqëruar disa persona pas atentatit me armë zjarri kundër Ardian Çapjes në Elbasan. Dëshmitarë dhe persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje. Ndërkohë që policia do të sekuestrojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë hotelit 'Univers' të fisit Çapja për të shkuar në gjurmët e autorëve.