Frigoriferët 'e zgjuar', kërcënimi më i ri për pronarët

Me teknologjinë që bëhet gjithmonë e më shumë një pjesë e pandarë e jetës sonë, çdo pajisje elektro-shtëpiake po bëhet 'e zgjuar'.

Por një sondazh ka treguar se frigoriferët, lavapjatat dhe tharëset nuk kanë fituar dhe aq popullaritet.

Shumë shtëpi kanë hequr dorë prej tyre në më pak se dy vjet që nga blerja. 

Problemi besohet të jetë se prania e një pajisje elektro-shtëpiake 'të zgjuar' rrit frikën e vjedhjes së informacionit personal.

Ato kanë gjithmonë nevojë për përditësime të sistemit operativ dhe kur kompania ndalon së i ofruari, bëhen pre të lehta të hakerëve.