'U identifikua si grabitës i votave'/ Vasili: Falë Ramës janë shtuar 3 kushte shtesë për integrimin

I ftuar në RTV Ora, ish-deputetidhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se Rilindja dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, ne na janë shtuar 3 kushte shtesë për integrimin.

Sipas tij, ndërkombëtarët patën rol të rëndësishëm në Reformën Zgjedhore, pasi raporti i tyre me Ramën është kompromentuar.

"Rilindja dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, ne na janë shtuar 3 kushte shtesë. Në 2016 kur kemi marrë rekomandimin e parë, kemi pasur 5 kushte, ndërkohë për shkak të Edi Ramës, votimet e 2017 dhe 2019, u shtuan 3 kushtet shumë të rënda. 

U shtua bërja e reformës zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral që vazhdon edhe sot e kësaj dite që të jetë i bllokuar. Për këto arsye të mëdha patën një rol të rëndësishëm ndërkombëtarët, që t’i bënin të kuptonte Edi Ramës se raporti me ta është kompromentuar dhe e njohin mirë se kush është. Ai bëri hapa pas për të mos u përballuar me një reagim që do të ishte shumë i rëndë për të dhe për vendin", tha ndër të tjera Vasili.