Mbi 400 mijë të vdekur në të gjithë botën/ SHBA i afrohet 2 milionë rasteve

Më shumë se 400,000 njerëz kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në të gjithë botën, sipas asaj që raporton "Worldometers".

Kjo shifër e zymtë u arrit pasditen e sotme, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë se 112,205 prej këtyre vdekjeve, me Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin dhe Italinë prapa saj për sa i përket vdekjeve në total.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në SHBA ka shkuar 1 996 497 individë, ndërsa numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ka shkuar në 7,953 persona.