Koronavirusi dëmton Barcelonën, klubi parashikon sërish reduktim pagash

Pandemia e Koronavirusit ka dëmtuar shumë skuadra në aspektin financiar dhe këtu nuk bën përjashtim as një emër i madh si Barcelona.

Drejtuesit katalanas ja ulën me 70% pagën në muajin maj lojtarëve dhe janë gati ta bëjnë sërish të njëjtën gjë.

Barcelona po parashikon të ulë pagat e futbollistëve dhe stafit në masën 70%, ndërsa për dy javët e para të qershorit reduktimi do jetë në kuotën 50%.