Më mirë vonë se kurrë

Lajmin e sotëm të takimit të Ardi Veliut, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me mamanë e djalit 15-vjecar që u rrah paq nga patrulla e policisë më 15 maj për tejkalim të rregullave të karantinës tek parku i liqenit e lexova me shumë kënaqësi. 

Ardi Veliu kerkoi ndjese te dyfishte, per dhunen e paligjshme ndaj djalit nga policet e vet, qe jane proceduar, dhe dhunen edhe me te paligjshme ndaj mamase se djalit me videon, skene filmi, e keqpedorur si argument moral nga vete kryepolici ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Rendit dhe Sigurise me 28 maj.

Ndjesa e para nje jave e Ardi Veliut nuk ishte ndjese as ndaj djaloshit, as ndaj mamase se tij, as ndaj kujtdo qe u fye, u lendua e u revoltua me te dy ngjarjet e lidhura. Ajo i ngjante nje ndjese sa per te kaluar radhen, nje ndjese ndaj Kryeministrit dhe Rilindjes ne pushtet qe ju shkaktoi andrralla dhe jo nje reflektim i thelle, i sinqerte  mbi nje sjellje te rende dhe aspak te rastesishme. 

Ajo ndjese nuk e mbyllte ngjarjen ndonese ceshtje te mbyllur e quajten edhe Kryeministri edhe i gjithe enturazhi rilindes qe komentoi ngjarjet dhe ndjesen.
Takimi dhe ndjesa e sotme, nese nuk eshte thjesht e vetem nje pajtim privat i paleve ndergjyqese, eshte nje hap i vogel por shume, shume pozitiv i bere nga Ardi Veliu qe me ben te mendoj se ka ardhur si rezultat i reflektimit te trefishte.

Me se pari duket se ka reflektuar vete Kryeministri qe te mos e trajtoje policine si qen roje qe e ndersen per te ruajtur porten e lojes cil e mbyll qe ai beri gjate ketyre muajve te pandemise e as te luaje cil e mbyll me nervat e njerezise. 

Ne fakt, ngjarja e dhunes ndaj djalit ndodhi te nesermen e intervistes se Kryeministrit ne Opinion ku ai, i revoltuar me njerezine qe gjesdizte e shkujdesur tek Parku dhe Diga e Liqenit te sapohapur, lajmeroi se kishte shkarkuar shefin e komisariatit perkates e se te nesermen e per fundjave parku i liqenit do te ishte zone e ndaluar, sic ndodhi.

Se dyti, duket se ka reflektuar e gjithe Rilindja, me Kryeministrin ne krye, qe ngjarjet i konsideruan jo aq te renda – dhunen policore e trajtuarn si ngjarje qe ndodh kur kundershton policine ndersa videon e mamase e konsideruan nje keqargumentim me pa dashje te mesazhit te drejte – dhe menduan se i vune kapak me ndjesen e pare te Ardi Veliut. Duket kane kuptuar se kapaku nuk do ta mbante presionin e lengut qe ziente brenda enes.

Se treti, duket se ka reflektuar Policia e Shtetit me Ardi Veliun ne krye dhe Ministrin Lleshi ne krah. Duket se e kane kuptuar qe keqberesit jane nje fraksion fare, fare i vogel, as 1% e popullsise ndersa 99% e saj jane njerez normale qe duhen trajtuar me respekt e s’kane fare nevoje te perdorin metoda te dhunshme, as te germojne ne jetet personale, (keto s’duhen bere pertej proporcionit ligjor as me 1% te keqberesve) por mjafton me se shumti keshillim, terheqje vemendjeje me miresjellje e deri tek gjoba per kundravajtje administrative. Kaq.

Ndjesa u kerkua dhe u dha. Me mire vone se kurre. Do te shohim ne ditet e javet ne vijim nese jane te verteta keto tre reflektime, dhe pra, edhe sa e sinqerte eshte ndjesa e kerkuar.