Vizita e kryepolicit/ 'Veliu bindi 'Eskobarin e Ballkanit', jo më një zonjë nën presion'

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi reagon pas vizitës që drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu i bëri nënës së djalit që dhunoi policia pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Vizita, sipas asaj që raportoi Policia e Shtetit, kishte për qëllim kërkimin e ndjesës ndaj zonjës, pas fjalorit të përdorur në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, por Këlliçi ka një tjetër version.

Sipas tij, Ardi Veliu nuk e ka të vështirë të bindë një zonjë të vënë nën presion në një kohë kur bindi të dorëzohej "Eskobarin e Ballkanit", Klement Balili.

"Ardi Veliu bindi Eskobarin e Ballkanit të dorëzohet, e njerëzit çuditen pse po bind një zonjë të vënë nën shënjestrën e sulmeve të policisë së shtetit ta takojë! Takimi me zonjën që ai personalisht përgojoi publikisht, tregon mendësinë që ka ky shtet dhunuesish, të cilën asnjë takim apo pseudo falje nuk e ndryshon dot! Meqë ra fjala, si ndodhi që u lirua ky polici përdhunues?!", shkruan Këlliçi në reagimin e tij.

Veliu gjatë vizitës te zonja Çobo: