Merkato: pronari i Fiorentinës ëndërron Lionel Messi-n

Bisedimet mes Lionel Messit dhe Barcelonës për rinovimin e kontratës do të fillojnë javën e ardhshme. Kontrata e “Pleshtit” me klubin katalanas përfundon në qershor të 2021-shit. Megjithatë, edhe pse duket që palët do të arrijnë marrëveshjen, kjo nuk i ka penguar klubet e tjera që të ëndërrojnë blerjen sulmuesit argjentinas. Ky është rasti i Fiorentinës.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport” , pronari i klubit “Violë”, Rocco Commisso, ëndërron të sjellë “Fituesi e Gjashtë Topave të Artë” në Firence.

Sidoqoftë, ai është i vetëdijshëm që Messi është i paarritshëm, pasi ka një kosto të lartë. “Messi është ëndërr e të gjithëve. Do të dëshiroja ta kisha në ekip, por kjo është e paarritshme, pasi ai ka një kosto të lartë,” u shpreh miliarderi italio-amerikan. Fatkeqësisht për biznesmenin, Messi me siguri do të mbetet një ëndërr...