Bllokohet gomonia me 3 kuintalë drogë në Itali, prangosen dy shqiptarë

Një gomone, që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë, e cila kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, me një vlerë të vlerësuar në rreth 3 milionë euro, u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce nga anije patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës së Financave të Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos.

Dy kontrabandistët nga Shqipëria, që drejtonin gomonen, u arrestuan.

Guardia Di Finanza ndoqi gomonen në det, ndërsa mjeti ecte me një shpejtësi të madhe, raportojnë mediat në vendin fqinj.

Pas një ndjekje të shkurtër, gomonia u bllokua. Në bord kishte rreth 3 kuintalë marijuanë.