Momente frike për Diletta Leotta-n, grabitësit i futen në shtëpi në mesnatë

Momente frike për moderatoren e famshme sportive në Itali, Diletta Leotta, pasi disa grabitës janë futur në shtëpinë e saj në Milano mesnatën e të shtunës dhe të dielës. Hajdutët kanë arritur të vjedhin sende me vlerë si orë Roleks, unaza dhe para në kesh. Një dëm i cili shkon në vlerën e 150.000 mijë eurove.

Vetëm pasi grabitësit kishin përfunduar planin e tyre perfekt, ka mbërritur policia e cila më pas është munduar të gjejë gjurmët e keqbërësve, por ende nuk ka asgjë në lidhje me identifikimin e tyre.

Megjithatë, i rëndësishëm është fakti se në këtë situatë Diletta Leotta nuk ka pësuar asnjë sulm fizik, ndërsa nuk mund të shmanget tronditja psikologjike.