Roma bën ‘pazar’ në Napoli, në listën e shpenzime përfshihet edhe Hysaj

Drejtuesit e Romës thuhet se po planifikojnë që këtë verë të bëjë një revolucion të madh në skuadër.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato” , verdhekuqtë kthyer sytë nga Napoli, ku kërkojnë t’i “rrëmbjenë” dy lojtarë. Bëhet fjalë për portierin David Ospina dhe Elseid Hysaj.

Shkodrani nuk do të rinovojë kontratën me të kaltrit dhe emri i tij është lidhur shpesh me kryeqytetasit. Edhe pse menaxheri i lojtarit të kombëtares ka theksuar se nuk ka mundësi që përfaqësuesi i tij të transferohet te Roma, sërish verdhekuqtë nuk janë dorëzuar.

Hysaj është një alternativë e cila është e pranueshme nga trajneri Fonseka, ndaj pritet që të ketë bisedime gjatë verës.