VIDEO/ Digjet banesa në Lezhë, familja në mëshirë të fatit

Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar një banesë në fshatin e Torovicës në Lezhë, duke lënë në “qiell të hapur” personat që jetonin aty.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të fshatit dhe shkak mendohet të ketë qenë luhatjet e energjisë elektrike.

Raportohet se flakët kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha në banesë, por jo të lënduar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave.