Larje dhe gargarë me zbardhues, ja si amerikanët po 'mbrohen' nga koronavirusi
Amerikanët po vënë shëndetin e tyre në rrezik, duke u përpjekur ta mbrojnë atë.
Rreth një e treta e amerikanëve besohet të ketë përdorur një lloj të dëmshëm të praktikave të mbrojtjes nga COVID-19, tregon qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Ata kanë futur zbardhues në ushqime, apo kanë bërë gargarë me të. Disa janë larë me solucione për pastrimin e shtëpisë apo dezinfektantë.
Këto praktika të dëmshme mund të shpjegojnë edhe shtimin e telefonatave drejt qendrave të helmimit.