COVID-19/ 402 mijë viktima dhe rreth 7 milion të infektuar ne gjithë botën

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në rreth 7 milion, përkatësisht 6,981,974 sipas Ëorldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 402,241.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 112,096 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 40,465, Brazili me 36,044 viktima Italia me 33,846, Franca me 29,142dhe Spanja me 27,135.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 34 viktima dhe janë infektuar 1,2322 persona.

Pas shfaqjes në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 3,413,394 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,1 milion raste aktive që presin të shërohen.