Nuk ishte reforma që prisnim të gjithë, por garanci e madhe për votën e lirë
Nga Nard Ndoka -
Ka një sinjal pozitiv nga politika konfliktuale 30-vjeçare, një hap që vjen pas presionit të faktorit ndërkombëtar dhe Opozitës prej afro dy vitesh ndaj “Rilindjes” së Edi Ramës.
Edi Rama e vërtetoi botërisht, që është dhe mbetet një politikan i “hapur” për pazare, por jo për standarde, konsensus, kompromis dhe transparencë.
Rama gaboi, që kërkoi sërish “18 Majin”. Basha fitoi që rezistoi për kauzën e votës dhe garancitë institucionale.
Çfarë u fitua?
Garanci maksimale për procesin, që nuk kanë qënë kurrë më parë Kontroll biometrik në 100 % të territorit (eliminohet vjedhja më e madhe, ku votonte një person për familjen dhe fisin, ky fenomen mbyllet), hapje taksative e 10% të kutive me short, testim i sistemit dhe kontroll i komisionerëve e numruesve.
Ballancim në komisione, kamera sigurie në çdo qendër votimi, dhe shumë elemente të tjerë sigurie për procesin, si garanci reale për garë dhe barazi, mes opozitës e mazhorancës.
Si drejtues i Partisë Demokristiane, nuk jam fort i kënaqur me çfarë u arrit, (ndryshimi i sistemit është kauza e PDK-së, mbrojtur deri në grevë urie), ndërsa si pjesëtar i Opozitës së Bashkuar, po, vota e lirë tashmë është një realitet i prekshëm.
Sipas gjykimit tim, duhet që zgjedhjet pasardhëse, të organizohen nga një trup zgjedhore profesionale e depolitizuar dhe me një sistem elektoral tëpranuar ng të gjithë, propocional rajonal me lista të hapura dhe me mbrojtje kombëtare (modeli i sistemit Danez).
Deputetët e Opozitës të mbetur në Kuvend, duhet teë kuptojnë, se rregullat e lojës, nuk mund të diktohen, as vendosen nga ata.
Një kauzë e drejtë triumfon me vendosmëri, qëndrueshmëri, moral dhe konsenguence?.
Ne e fituam kauzën tonë, me vendimin për të dorëzuar mandatet, me protesta të mëdha kombëtare, me bojkotin e zgjedhjeve lokale, e gjithë kjo trajektore e guximshme politike, sot rezultoi me sukses, fitore për votën e lirë!
Ju të nderuar kolegë që qëndruat dhe ju që u futet në Kuvend, nuk keni të drejtë morale, as politike.