PD 'ndez motorët' për zgjedhjet/ Basha mbledh nesër Kryesinë e PD

Nesër Partia Demokratike mbledh Kryesinë e saj.

Burime për Syri.net shprehen se, mbledhja do të nisë në ora 11:00.

Mbledhja e Lulzim Bashës me Kryesinë vjen teksa një ditë më parë u arrit marrëveshja për Reformën Zgjedhore.

Sipas informacioneve nga selia blu, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, do të diskutojë me Kryesinë situatën politike në vend, reformës zgjedhore dhe përgatitjes për zgjedhje.

Mazhoranca dhe Opozita arritën dakordësinë për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot ajo u përmbyll formalisht, pasi u plotësua kuadri i plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend.