Testet negative të Covid-19, klubi i Tiranës niset drejt Gjirokastrës

Tirana merr frymë lirshëm, pasi dolën negative të gjitha analizat e Covidit që kryen futbollistët bardheblu pas duelit kundër Bylisit.

Drejtuesit vendosët që të udhëtonin që sot drejt qytetit të Gjirokastër. Ka qenë Albi Doka që ka postuar një foto nga nisja e ekipit në udhëtim, ndërsa duken lojtarët bardheblu në distancë nga njëri-tjetri, në zbatim të protokollit të sigurisë.

“Gati për +3”, shkruan mbrojtësi duke etiketuar shokët e skuadrës.