VIDEO/ Pak minuta shi dhe Tiranës 'i plasin sërish ujërat'

Është bërë e zakonshme tashmë që sa herë ka reshje shiu Tirana të kthehet në një mini-Venecia.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme ku reshjet e mesditës kanë shkaktuar jo pak probleme në disa prej zonave të kryeqytetit.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se edhe pranë qendrës, aty ku vëmendja e bashkisë duket të jetë më e madhe, rrugët janë pushtuar nga uji.

Madje, edhe pranë sheshit 'Skënderbej', për të cilin janë shpenzuar miliona euro, ka qenë sërish e njëjta situatë.

Ja pamjet: