‘Më ka munguar vërtetë ky vend... Mezi po pres të luaj përsëri këtu!’, Lionel Messi rikthehet në ‘Camp Nou’

Pas një ndërprerje afro 3 mujore, për shkak të panemdisë së kornavirusit, La Liga rikthehet javën e ardhshme më 11 qershor me derbin e Sevillias.

Skuadrat tashmë po kryejnë përgagtitjet e fundit, përpara rifillimit të kampionatit.

Të njëjtën gjë po e bënë dhe Barcelona, të cilët për herë të parë pas pandemisë janë stërvitur në “Camp Nou”.

Sigurisht që kjo është një ndjenjë e bukur për lojtarët, të cilin nuk e fsheh as Lionel Messi.

Sulmuesi argjentinas përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, u shpreh: “ Më ka munguar vërtetë ky vend... Mezi po pres të luaj përsëri këtu!