Derbi Bayer Leverkusen - Bayern Munich, ja si rreshtohen skuadrat

Në krye të Bundesligës, shtatë pikë përpara Dortmundit, pesë javë para përfundimit të sezonit, Bayern Munich ka mundësinë që të bëjë një hap të madh drejt titullit në fushën e Bayer Leverkusen, shkruan Syri.net.

Por djemtë e Peter Bosz, aktualisht të pestët në renditje, do të luftojnë për tri pikët, pasi shpresojnë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Për këtë ndeshje, trajneri holandez i Leverkusen rreshton skuadrën me një 3-4-3, me një treshe në sulm të përbërë nga Moussa Diaby-Leon Bailey dhe sulmuesi argjentinas Lucas Alario. 

Mungesë e rëndësishme për "Aspirinët" është Kai Havertz. Nga ana tjetër Hansi Flick i beson 11-shes në sfidën ndaj Dusseldorf fundjavën e kaluar, me përjashtim të Lucas Hernandez, i cili i jep vendin David Alabas në mbrojtje.

Ndeshja fillon nga ora 15:30, më poshtë keni dhe formacionet zyrtare për të dy skuadrat: