Meta: Gëzuar! Skål!

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë si i ftuar në një festë të ambasadës së Suedisë në Tiranë, organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë.

Meta ka publikuar foto me këtë shënim:

“I lumtur të isha i ftuar në një festë modeste të Ambasadës së Suedisë në Tiranë. Madhështia e Suedisë qëndron te modestia, thjeshtësia dhe demokracia.

Mirënjohje që vazhdojnë të investojnë më shumë se gjysmën e fondeve të Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit për Zhvillim (SIDA) për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Urime sot edhe të gjithë miqve suedeze që jetojnë e punojnë në Shqipëri! Gëzuar! Skål!” përfundon Meta duke uruar në gjuhën e vendit.

Presidenti po ashtu ka uruar me anë të një letre, mbretin Carl XVI Gustaf për Ditën Kombëtare të Suedisë.