", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/June/06/auto_Laci-Ajaccio1591440818.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Zyrtare/ Qazim Laçi rinovon me Ajaccio, 24 vjeçari ‘francez’ edhe për tre vite

Pjesë e Ajaccio që prej vitit 2017, Qazim Laci ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera më skuadrën franceze.

Dhe për këtë drejtuesit e klubit të Ajaccio-s kanë menduar ta shpërblejnë futbollistin shqiptar. Përmes një postmi në faqen zyrtare, ekipi francez njoftoi zgjatjen e kontratës me futbollistin deri në qershor 2023.

Laci ka zhvilluar 67 paraqitje në Ligue 2 me fanellën e Ajaccio-s, përfshirë 27 nga 28 javët e sezonit 2019-2020. 24 vjeçari është bërë pjesë kyçe e formacionit të Olivier Pantaloni , i cili do të jetë në gjendje të mbështetet tek Laci që nga gushti.