FOTO/ Makina përmbyset në mes të Lezhës, 3 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Lezhë.
Një automjet tip ‘Benz’ me targa AA097 ZM është përmbysur në rrugën kryesore në qendër të qytetit.
Makina drejtohej nga një grua, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj.
Të tre janë dërguar në spital.
Shkak mendohet pakujdesia e drejtueses së automjetit.
Në pjesën e pasme të makinës ishte vendosur tabela ‘shofere e re’.
Të dhëna paraprake bëjnë me dije se tre personat janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara.