Tirana kryen testimet për Covid-19, futbollisti i bardhebluve publikon pamjet

Ditën e djeshme klubi i Tiranës bëri të ditur se lojtarët do të kryenin testet për koronavirus, pas kërkesës së Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.

Dhe ashtu siç u paralajmërua, paraditen e  sotme futbollistët e klubit kryeqytetas i janë nënshtruar testimeve

Futbollisti Agustin Torasa publikoi pamjet nga proçesi i kryerjes së testeve anti-Covid-19 të skuadrës bardheblu.

Rezultatet e këtyre testeve pritet të dalin në mbrëmje.

ISHSH-ja i dërgoi një kërkesë Tiranës që përveç kryerjes së testeve anti-koronavirus për të gjithë lojtarët, klubi të marrë parasysh dhe shtyrjen e ndeshjeve deri në daljen e rezultateve.