Klubi i njohur anglez interesohet për Thiago Silvan

Kapiteni i Paris Saint Germain, Thiago Silva, karrierën mund ta vazhdojë në Premier League

Është klubi i Everton që ka shfaqur interes për 35 vjeçarin e PSG-së. Sipas “Le10Sport”, trajneri i klubit anglez, Carlo Ancelotti u ka kërkuar drejtuesve blerjen e mbrojtësit brazilian.

Silva ka hyrë në ditët e fundit të kontratës me PSG-në dhe pritet që të largohet nga francezët, me palët që nuk kanë ndërmend të negociojnë për një marrëveshje të re.

35 vjeçari, është përfolur edhe për një rikthim në Serie A, te skuadra e Milanit, fanellën e të cilëve e ka veshur për tri sezone në të kaluarën.