Polonia do të zgjasë ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare deri në 16 qershor
Varshavë - Polonia planifikon të zgjasë ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare deri në 16 qershor për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha agjensia shtetërore e lajmeve PAP të premten vonë, duke cituar një dekret qeveritar.
Linja ajrore polake e kontrolluar nga shteti, LOT, rinisi fluturimet midis qyteteve më të mëdha të vendit, përfshirë Varshavën, Gdansk, Krakow dhe Wroclaw, nga 1 qershori.
Që nga e premtja, Polonia ka raportuar 25.410 raste me koronavirus dhe 1.137 vdekje.