FOTO/ U gjobit nga federata, reagon Sancho

Futbollisti i Borusia Dortmundit Jadon Sancho ka reaguar pas vendimit tw Federatës Gjermane të Futbollit, e cila e gjobiti për shkak se nuk u qeth në shtëpinë e tij duke respektuar protokollin shëndetësor.


Lojtari anglez e ka konsideruar vendimin e Federatës Gjermane (DFL) një “shaka absolute”, por duke ndjerë se mund të ndëshkohej sërish, e ka fshirë komentin në llogarinë e tij në “Twitter”.

Sancho u gjobit së bashku shokun e skuadrës Manuel Akanji pasi u qethën nga një berber në shtëpinë e tyre pa maska.