Nis Këshilli Politik, në tryezë edhe ambasadorët

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i BE, Luigi Soreca, Duncan Norman dhe Bernd Borchardt do të vëzhgojnë nga afër mbledhjen e Këshillit Politik që ka nisur pak çaste më parë.

Mbledhja është kërkuar nga vetë opozita pas një sërë takimesh nga lideri demokrat Lulzim Basha në selinë e PD.

Në takim do të jenë Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari, ndërsa pritet që në përfundim të tij të ketë edhe një konsensus mes palëve.