E kërkojnë klube të njohura, Pedro Rodriguez në 'hall të madh'

Në fund të kontratës me Chelsea-n, Pedro Rodriguez sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do ta shuhim në një skuadër të re.

Për sulmuesin spanjoll kanë shfaqur interes klube të njohura evropiane. Në Spanjë janë Valencia e Sevilla, që insistojnë, ndërsa me ta rivalizojnë klubet italiane me Juven, Romën dhe Interin në krye.

Tashmë gjithçka është në dorën e lojtarit për të zgjedhur ofertën më të mirë jo vetëm ekonomike, por edhe atë sportive, që i garanton vendin e titullarit.