Trajneri i Vllaznisë ikën në Maqedoni

Vllaznia e rinisi mbarë kampionatin, pasi fitoi 3-1 në transfertë me Flamurtarin, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

Por, pas ndeshjes në Vlorë, nuk ka kohë për festë.

Trajneri Mirsad Jonuz pas sfidës me vlonjatët është larguar për në Maqedoninë e Veriut.

Ndeshjen e ardhshme kuqeblutë do ta luajnë sërish në transfertë, me Laçin