Në çantën e gjetur pranë ambasadës ruse kishte rroba

Një çantë e lënë në trotuar ka alarmuar shërbimin e ambasadës ruse në Tiranë

U dha alarm për bombë pranë kësaj ambasade.

Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Pas kontrollit rezultoi që në çantë kishte rroba.