Influencuesi që ktheu pikën e dobët në 'superfuqi'

Një influencues Instagrami, të cilin e tallnin në shkollë për aknet e tij, ka përdorur pikërisht këtë tipar për tu bërë i famshëm.

Scott McGlynn, 33 vjeç, nga Wales, tashmë ka 130,000 ndjekës në rrjetin social.

Të gjithën këtë ai e arriti duke kthyer pikën e tij të dobët në 'superfuqi'. 

Tashmë Scott punon për markat më të mira të kujdesit për fytyrën dhe është gjithashtu model në Instagram.

Ai ndan me ndjekësit e tij të shumtë këshilla për kujdesin e fytyrës dhe problemet e tij të mëparshme.

Influencuesi tregon se ishin talljet që iu desh të duronte në shkollë ato që e bënë të ndiqte me pasion kujdesin dhe higjienën e fytyrës.

Tashmë ai është një model i suksesshëm dhe fiton 6000 paundë për postim.