Serie A e vendosur: Do të përjashtohet nga kampionati, klubi që...

Serie A nuk do të tolerojë asnjë gabim të skuadrave që nuk respektojnë rregullat anti-Covid.

Juventusi dhe Sampdoria kanë qenë klubet e fundit që i janë nënshtruar inspektimit nga autoritetet e Federatës Italiane të Futbollit, teksa deri tani nuk ka rezultuar asnjë shkelës.

Në mbledhjen e këshillit të federatës është diskutuar mundësia e përjashtimit të ekipeve që shkelin normat e sigurisë.

Për momentin është vetëm një ide, e cila së shpejti mund të shndërrohet në ligj, si për të treguar që bota e futbollit nuk ka asnjë dëshirë për të kaluar rreziqet që mund ta detyrojnë të ndalet përsëri.