Mbyllet takimi me Metën/ Yuri Kim, 80 minuta në presidencë

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Takimi ka nisur pak minuta pas orës 11:00 në Presidencë dhe ka në orë 12:27 minuta ambasadorja amerikane ka lënë Presidencën.

Nuk dihet ende tema konkrete e takimit, por në fokus mendohet se kanë qenë zhvillimet politike, reforma zgjedhore si dhe platforma e Presidentit Meta me 14 pika, e cila u publikua rreth një javë më parë.