Kryemadhi dhe Idrizi sërish në zyrën e Bashës

Ndërkohë që ambasadorja e SHBA, Yuri Kim po vazhdon takimin në me presidentin Ilir Meta në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, të cilët kanë nisur një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Mësohet se bisedimet po bëhen në kuadër të zhvillimeve të vrullshme politike, ndërkohë që ende nuk ka një kompromis përfundimtar për Reformën Zgjedhore.  

Duket se çështja e komisioneve zgjedhore vazhdon që të mbetet pika e nxehtë ndërkohë që dakordësia është gjetur për çështjet e tjera.