Kërkuesit zbulojnë grupin e gjakut më të sulmuar nga koronavirusi

Një tjetër studim ka gjetur një lidhje mes rrezikut të një infeksioni të rëndë me koronavirus dhe grupit të gjakut A. 

Kërkuesit besojnë se genet mund të bëjnë 6% të njerëzve me këtë grup gjaku më të ndjeshëm.

Shifra më të larta të sëmundjeve të rënda me COVID-19 te pacientët me grup gjaku A u raportuan fillimisht nga shkencëtarë në Kinë.

Tani, një skuadër kërkuesish gjermanë në universitetin e Kiel ka gjetur një rrënjë genetike që bashkon shumë pacientë të tillë dhe ata me grup gjaku A.

Këta pacientë kishin 50% më shumë mundësi të kishin nevojë për oksigjen apo ventilatorë, në krahasim me ata me grup gjaku të ndryshëm.