Spitali i karantinës, si shpella e Ali Babës me dyzet hajdutë

"Spitali i karantinës si shpella e Ali Babës me dyzet hajdutë. A po përdoret ai për të larë paratë e vjedhura apo paratë e drogës?"

Javë më parë, pasi deklaruan disa herë se e kemi sekret e top sekret qendrën e karantinës, Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia u shfaqën befas para kamerave tek korpusi i universitetit “Kristal” dhe deklaruan se Shqipëria së shpejti do të kishte një spital të ri COVID-19.

E thënë dhe e bërë, vjedhja ka shpejtësi kozmike, ndaj dhe dy ditë më parë përsëri të dy së bashku, Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia, inauguruan tak-fak, spitalin e ri COVID-19, paraqitën një dhomë me shtretër. Gëzuar!

Mirëpo vjedhja dhe rrena nuk kanë të përbashkët vetëm shpejtësinë, e cila i ndihmon shumë, por ato kanë të përbashkët, siç thote populli, edhe “këmbët e shkurtra”.

Kështu, në konferencën e shtypit që mbajti pas vizitës te Spitali i Karantinës, pyetjes së gazetares për fondet e përdorura për rikonstruksionin e spitalit, Krye Kreu iu përgjigj sikur të ishte jo në natyrë të hapur, ku po mbante konferencën, por në shpellën me sekrete të Ali Babës me 4 hajdutë.

Ai, pa u skuqur, tha “mos kujtoni se kam vjedhur, çdo gjë është transparente, është ndërtuar e tëra me donacione private”.

Por kulmi i shpellësisë mbërriti kur në mënyrë të pabesueshme tha se “tani për tani nuk mund t’ju themi kush janë donatorët, sepse duhet të bisedojmë me ta”!

Ky është një standard tipik i një narkoshteti.

Pra, sipas kësaj deklarate të Edvin Hajdutit, bamirësit ose kanë frikë nga paratë e tyre - dhe për këtë unë nuk kam të drejtë të dyshoj - ose pastaj ky i fundit, së bashku me Ndrikull Hajninë, janë lumturuar sa kanë dashur me paratë e donatorëve, saqë nuk mund t’i bëjnë transparente, sepse del në dritë shuma e madhe që kanë përvetësuar!

Pas kësaj deklarate skandaloze u përpoqa të mësoj sa kanë vjedhur në këtë aferë, Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia.

Deri tani për këtë spital të sajuar mbi një ndërtesë private ekziston vetëm VKM nr. 2, dt 25. 3. 2020, në të cilin thuhet se pasuria e zonës kadastrale nr. 2679, ish-universiteti “Kristal” vihet në dispozicion të Ministres së Shëndetësisë për spital ose për karantinë.

Në vendim nuk thuhet asnjë fjalë se si e mori qeveria këtë pasuri: e bleu, e mori me qera, ju dha falas nga pronari me një marrëveshje dhe përveç këtyre, kjo pasuri thuhet se është edhe konfiskuar nga një bankë.

Vënia dorë mbi një pasuri private apo qoftë dhe të konfiskuar nga një bankë, pa asnjë akt kontraktual me ish-pronarin apo pronarin e ri, bankën, përbën një akt mafioz të pashembullt.

Por akoma më zbuluar këtë akt nxjerr pika e dytë e Vendimit. 


Në pikën 2 të këtij Vendimi thuhet se ngarkohet Ministria e Shëndetësisë “për përshtatjen e kësaj pasurie në një strukturë karantine ose spitalore si dhe të përllogarisë fondin për të kryer investime të nevojshme. Vlera dhe burimi i këtij financimi do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Së pari, dallimi midis karantinës dhe spitalit është ai dallim që ekziston midis hoteleve të Sadri Abazit dhe një spitali. Kësaj i thonë të vjedhim ku të na dalë më mirë.

Lidhur sa me sipër nuk ekziston asnjë vendim qeverie, asnjë përllogaritje e Ministrisë së Shëndetësisë për fondin financiar, për investimet e nevojshme, siç detyron në këtë rast VKM e mësipërme.

Por pavarësisht nga këto kjo pasuri si me deus ex machina, u përshtat për spital dhe shefi i narko-qeverisë njëlloj si një bos mafioz fsheh vlerën dhe origjinën e fondit të përdorur për përshtatjen.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vjedhje dhe qëndrim mafioz të narko-kreut të narko-shtetit Edvin Mafia dhe Ndrikull Hajnisë.