Digjet gjatë natës makina në Tiranë

Një makinë është djegur gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rrugën ‘Jordan Misja’.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Fiat’ ishte parkuar, ndërsa në rrethana ende të paqarta u përfshi nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar.

Makina ka marrë flakë dhe është djegur, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.